Publikuar
Ky standard ndërkombëtar jep udhëzime për pronarët e anijeve në përzgjedhjen e një objekti të riciklimit të anijeve.
Për t'u siguruar sa më shumë që anijet të riciklohen në një mënyrë të sigurt dhe ekologjikisht të shëndoshë, pronarët e anijeve duhen të mbajnë parasysh se cilat objekte riciklimi anijesh dëshirojnë të shesin anijet e tyre dhe për këtë arsye është e rëndësishme që objektet e riciklimit të anijeve të ofrojnë informacione të caktuara objektive që ndihmojnë në këtë proces përzgjedhjeje. Objektet e riciklimit të anijes që nuk janë të gatshëm të japin këtë informacion sipas kërkesës nga pronari i anijes, nuk mund të vlerësohen objektivisht.
Meqënëse pronari i anijes mund të mos jetë në gjendje të verifikojë informacionin e dhënë, është përgjegjësi e vetme e objekteve të riciklimit të anijeve për t'u siguruar që një informacion i tillë të jetë i saktë. Megjithatë, e rëndësishme është që pronarët e anijeve të jenë kritikë në shqyrtimin e tyre për çdo informacion të tillë dhe të vetëdijshëm se disa objekte mund të publikojnë informacione të rreme ose të japin të dhëna kontradiktore që e bëjnë të qartë se informacioni i dhënë nuk pasqyron realitetin. Në raste të tilla objektet nuk mund të vlerësohen objektivisht.
Standardi zbatohet për procesin e zgjedhjes së një impianti riciklimi të anijeve dhe përdorimin e një kontrate pro forma. Ai nuk i merr parasysh aspekte të tjera të riciklimit të anijeve të cilat mbulohen nga standarde të tjera të serisë së ISO 30000.
Ky standard ndërkombëtar është i zbatueshëm për pronarët e anijeve që dëshirojnë:
a) të zgjedhin një objekt riciklimi të anijes në mënyrë që të kryejë riciklimin e anijeve në mjedise të sigurta,
b) të tregojnë konformitetin me serinë ISO 30000, dhe
c) të sigurohen që objekti i riciklimit i anijes të zgjedhur është në përputhje me serinë ISO 30000.
Ky standard ndërkombëtar nuk i kufizon pronarët e anijeve për shitjen ose riciklimin në objektet që kanë certifikimin ISO 30000.
PUBLISHED
SSH ISO 30002:2012
60.60
Standard published
13 korr 2018
Only informative sections of projects are publicly available. To view the full content, you will need to members of the committee. If you are a member, please log in to your account by clicking on the "Log in" button.