Publikuar
Ky dokument përcakton kërkesat, në lidhje me sigurinë e pjesëmarrësve, drejtuesve dhe asistentëve, për turizmin e aventurës që përfshin aktivitete ecjeje dhe trekking. Ky dokument përcakton gjithashtu kriteret në lidhje me karakteristikat dhe nivelin e vështirësisë për klasifikimin e rrugëve të ecjes dhe trekking. Ky dokument vlen për aktivitetet e ecjes dhe trekking që ofrohen si produkte turistike. Dizajni i produktit turistik përfshin një fazë të planifikimit dhe zhvillimit të produktit që nuk i nënshtrohet këtij dokumenti. Ky dokument zbatohet vetëm për aktivitetet e ecjes dhe trekking, për produkte turistike që përfshijnë aktivitete ecjeje dhe/ose trekking së bashku me shërbime të tjera turistike (p.sh. transferta, vaktet, akomodimi), shërbimet shtesë turistike përjashtohen nga objekti i këtij dokumenti. Ky dokument është i zbatueshëm për çdo ofrues të aktivitetit të turizmit të aventurës që përmbajnë produkte turistike që përbëhen nga aktivitete ecjeje dhe/ose trekking.
PUBLISHED
SSH ISO 3021:2023
60.60
Standard published
28 mar 2024
Only informative sections of projects are publicly available. To view the full content, you will need to members of the committee. If you are a member, please log in to your account by clicking on the "Log in" button.