Publikuar
Ky standard përmban kërkesa për prodhimin dhe testimin e nyjeve të saldimit në instalimin dhe modifikimin, duke përfshirë saldimin si proçes, të tubacioneve të çelikut në tokë dhe tubacioneve të përdorura në infrastrukturën e gazit. Kjo përfshin të gjitha diapazonet e presionit dhe gazin natyror të përpunuar, jo toksik dhe jo korroziv sipas standardid EN ISO 13686 dhe gazrat jo-konvencionale si biometani dhe hidrogjeni (i injektuar), ku: - elementët e tubacionit janë bërë prej çeliku të palidhur ose pak të lidhur me karbon; - tubacioni nuk ndodhet brenda ambienteve tregtare ose industriale si pjesë përbërëse e procesit industrial në ato ambiente, me përjashtim të çdo tubacioni dhe objekti që dërgon gaz në këto ambiente; - tubacionet nuk janë të vendosura brenda shtëpive ose instalimeve industriale sipas standardeve EN 1775 ose EN 15001; - temperatura e projektuar e sistemit është midis -40 °C deri në 120 °C. Për biometanin ose hidrogjenin e injektuar kërkohet një vlerësim teknik i detajuar i kërkesave funksionale, duke siguruar që nuk ka përbërës ose veti të tjera të gazrave që mund të ndikojnë në integritetin e tubacionit. Ky standard nuk është i zbatueshëm për saldimet e prodhuara përpara publikimit të këtij standardi. Ky standard specifikon parimet bazë të përbashkëta për infrastrukturën e gazit. Përdoruesit e këtij standardi priten të jenë të vetëdijshëm se mund të ekzistojnë standarde dhe/ose kode praktike më të detajuara në vendet anëtare të CEN. Ky standard ka për qëllim të aplikohet në lidhje me këto standarde kombëtare dhe/ose kode praktike që përcaktojnë parimet themelore të përmendura më sipër. Në rast të konflikteve në lidhje me kërkesat më të rrepta në legjislacionin/regulloren kombëtare me kërkesat e këtij standardi, legjislacioni/regullorja kombëtare ka përparësi, siç ilustrohet në standardin CEN/TR 13737 (të gjitha pjesët).
SHENIM: Standardi CEN/TR 13737 (të gjitha pjesët) përmban:
• Sqarimin e legjislacionit/regulloreve përkatëse që zbatohen në një vend;
• Nëse është e përshtatshme, kërkesat më të rrepta kombëtare;
• Pikën kombëtare të kontaktit për informacionin më të fundit.
Replaces
EN 12732:2013+A1:2014
PUBLISHED
SSH EN 12732:2021
60.60
Standard published
25 sht 2024
Only informative sections of projects are publicly available. To view the full content, you will need to members of the committee. If you are a member, please log in to your account by clicking on the "Log in" button.